Profesori i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Luarasi”, Gentian Hoxhalli, ka foluru mbi rëndësinë strategjike të binjakëzimit me një nga institucionet më prestigjioze në botë, London School of Economics (LSE).
Ai u shpreh në “Log.”, se kjo marrëveshje i hap rrugë zhvillimit të programeve moderne dhe të integruara në fusha si “Data Science” dhe “Business Analytics”, duke sjellë një standard të ri në arsimin e lartë shqiptar.
“Është një program shumë i mirë, modern dhe i kohës. Nuk lind rastësisht tashmë “Data Science”, por lind si rezultat që në jemi në epokën e të dhënave të mëdha që i gjenerojmë çdo sekondë”, u shpreh ai. “Dikush duhet t’i përpunojë, analizojë dhe interpretojë këto të dhëna – dhe pikërisht këtë profil po ndërtojmë sot në ‘Luarasi’,” tha Hoxhalli.
Ai theksoi se ky profil është ndër më të kërkuarit në tregun global të punës dhe se gërshetohet me matematikë, statistikë, IT si dhe inteligjencën artificiale.
“‘Data Science’ dhe ‘Business Analytics’ janë ndër 10 profesionet më të kërkuara jo vetëm këtë vit, por dhe për dekadat në vijim. Data Science” është i gërshetuar në tre profile, mban matematicienin e aplikuar, statistcienin, si edhe programim ose informaticienin e aplikuar, gërshetuar dhe me “machine learning” dhe Inteligjencën artificiale, që janë komponent të pandalshme për krijimin e këtij profili” shtoi ai.
Ai theksoi se certifikimi nga Universiteti i Londrës dhe LSE u bë i mundur falë cilësisë së stafit akademik të “Luarasit”, i cili ka kaluar filtrat rigorozë të LSE.
“Ne morëm certifikimin nga Universiteti i Londrës dhe LSE për këto programe, një nga faktorët themelor është stafi akademik që ne kemi. Ne të gjithë kemi kaluar në filtra të mirëfilltë të LSE”, theksoi ai.
Gentian Hoxhalli: Është një program shumë i mirë, modern dhe i kohës. Nuk lind rastësisht tashmë “Data Science”, por lind si rezultat që në jemi në epokën e të dhënave të mëdha që i gjenerojmë çdo sekondë, si ky telefon.
Duhet që dikush ti përpunoj, interpretoj dhe analizoj të dhënat, ky është profil i ri që ne po ndërtojmë sot në Lauaras, i cili ka dekadën e fundit që ka marrë hov në Evropë dhe Perëndim. Tashmë është një nga 10 profesionet që kërkohen në këtë vit dhe në dekadat e ardhshme, ‘Data Science” dhe “Business Analytics”.
“Data Science” është i gërshetuar në tre profile, mban matematicienin e aplikuar, statistcienin, si edhe programim ose informaticienin e aplikuar, gërshetuar dhe me “machine learning” dhe Inteligjencën artificiale, që janë komponent të pandalshme për krijimin e këtij profili. Është shtuar edhe “Business Analytics”, që ta bëj edhe më të prekshëm.
Pasi një nga sektorët që ka dhe më shumë nevojë për gjenerimin dhe përpunimin e të dhënave, është sektori financiar që kërkon në mënyrë permanente se me këto të dhëna ku do të shkoj dhe çfarë do bëj. Është ky profesion, bachelor “Data Science” që krijon studentin dhe më pas ekspertin që të jetë i aftë të bëj analiza të mirëfillta të të dhënave komplekse që të jenë të interpretueshme, të parashikueshme me saktësi më të lartë, duke përdorur të gjitha elementët, matematikë, statistikë, informatikë dhe inteligjencë artificiale, dhe të interpretoj çdo fenomen që i vjen për interpretim.
Se si u shtrua kjo situatë në të cilën ne morëm certifikimin nga Universiteti i Londrës dhe LSE për këto programe, një nga faktorët themelor është stafi akademik që ne kemi. Ne të gjithë kemi kaluar në filtra të mirëfilltë të LSE. Ata që kanë profile në IT, “Data Scince”, e të tjera, punojnë për të huaj dhe kjo është bërë trend dhe e pandalshme.