Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu fton qytetarët të grupmoshës mbi 57-vjeç dhe persona që i përkasin grupeve të riskut të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit për të kryer vaksinën kundër koronavirusit.
Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu thekson se në sheshin “Skënderbej” vijon vaksinimi masiv i qytetarëve.
“Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin Skënderbej, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik”, shkruan Manastirliu.



