Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas bërjes virale të një videoje të hënën, ku bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, Brigitte Macron, shihet duke e shtyrë me duar në fytyrë, teksa po zbrisnin nga aeroplani, pasi kishin mbërritur në Vietnam, për një turne në Azinë Juglindore.
“Ne ishim duke luajtur dhe duke bërë shaka me gruan time”, ka thënë Macron duke shtuar se incidenti “ishte stërmadhuar”.
“Kjo është bërë një lloj katastrofe gjeo-planetare”, ka shtuar Macroni.
Edhe zyra e Macroni ka dhënë një shpjegim të ngjashëm më herët të hënën.
“Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit përpara fillimit të udhëtimit… Ishte gjithçka që duhej për t’i dhënë municion teoricienëve të konspiracionit”, thuhej në reagimin e zyrës.
Mediat franceze të hënën u përpoqën të deshifronin ndërveprimin që vunë re kamerat nga dera e sapohapur e avionit.
Titulli i një artikulli në faqen e internetit të gazetës Le Parisien ishte “Shuplakë apo “përleshje”?
Macron është i martuar me Brigitte që nga viti 2007 pas takimit në shkollën e mesme, ku ai ishte student dhe ajo mësuese.