Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, në afërsi të Spitalit Rajonal.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit.
I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore apo mbi identitetin e personave të përfshirë në aksident.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.