Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme (21 mars) në unazën e qytetit të Pogradec, me bilanc dy bashkëshortë të plagosur.
Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motor. Të dëmtuarit udhëtonin në motor dhe morën plagë të ndryshme.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku automjeti me drejtues shtetasin R. Z. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. Sh.
“Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”, tha policia vendore.
Me drejtuesin e automjetit, R. Z., do të kryhen veprimet procedurale përkatëse.
Kurse grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.


