Një 66-vjeçar është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme në dalje të Vorës, rreth orës 20:30.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Jani Tanushi, rreth 53 vjeç, ka përplasur me mjetin e tij 66-vjeçarin Kujtim Luka, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vorë/Informacion paraprak.
Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.