Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Cakran–Gorishovë, pranë fshatit Vreshtas, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues.
Përplasja ka lënë të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital nga autoambulanca që mbërriti në vendngjarje. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme në mjetin e aksidentuar, ndërsa stafi mjekësor ofron ndihmën e parë për të lënduarit.
Policia ndodhet në terren dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Dyshimet e para flasin për humbje kontrolli nga drejtuesi i mjetit si shkak i aksidentit.