Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në aksin rrugor Borsh–Fterrë, ku një makinë tip “Toyota” për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Policia e Sarandës njofton se në automjetin e aksidentuar udhëtonin tre persona, R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç, ky i fundit punonjës policie, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra.
Dy të plagosurit e tjerë u dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç, ky i fundit (punonjës policie), i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes.