Pamje dramatike vijnë nga fshati Metoq në bashkinë Sarandë, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.
Lumi Bistricë ka vërshuar edhe në zonën e Palit, pranë urës së Metoqit, duke përmbytur magazina bujqësore dhe disa banesa.
Dëmet materiale vlerësohen si shumë të mëdha. Sikurse duket nga pamjet e kapura disa banesa janë përmbytur, ndërsa në rrezik janë bagëtitë.
Ndërkohë forcat e ushtrisë po përpiqen t’i shpëtojnë duke evakuar delet me gomone.


