Lojtari i Brentfordit, Mathias Jattah-Njie Jorgensen apo i njohur si “Zanka” ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij të fundit në stërvitjen e klubit anglez.
Një gjë interesante ka ndodhur në klubin e Ligës Premier, Brentford, ku akteri kryesor është qendërmbrojtësi danez, Zanka.
Zanka ka befasuar të gjithë në stërvitjen e ditës së djeshme (e enjte) të skuadrës së tij.
Danezi ka shkuar në stërvitje i veshur me një fanellë të vjetë të kampionit aktual, Interit dhe kjo nuk ka mbetur pa u bërë virale.
Është edhe vet faqja e klubit që e ka postuar lojtarin duke e cilësuar si njeri me stil të mirë të veshjes.
“Njeriu më cool në futboll, përsëri ai, Zanka”, ka shkruar Brentford në faqen zyrtare.