Pas zaptimit dhe plaçkitjes të News24, të cilës prej mëngjesit të së shtunës iu është hequr sinjali, është hequr me vinç logo e televizionit e vendosur jashtë ambienteve të godinës.
Logo e News 24 u mor nga gazetari Osman Stafa dhe u vendos në një panel të improvizuar jashtë godinës.
“Logo është hequr nga ballina e godinës, ashtu si po veprohet me logon e Radio Rash, Gazeta Shqiptare dhe Balkan Web”, tha gazetari.
Mbrëmjen e djeshme (11 Gusht) nisi edhe plackitja e ambienteve të brendshme ku u nxorrën nga godina tavolinat, dosjet e gazetarëve dhe pajisjet e tjera personale.
Ndërkohë në ditën e katërt të mbylljes së sinjalit, News24 ka nisur transmetimin live para godinës së zaptuar nga policia ushtarake.
Pjesë e panelit të studios së improvizuara janë figura të njohura politike të cilat prej ditësh kanë shprehur solidaritetin e tyre në mbështetje të punonjësve të Focus Media News.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]