Ish- kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte mbrëmjen e sotme në “Studio24” teksa foli edhe mbi shkarkimin e Ilir Prodës, nga detyra që Nano mbante dikur.
Sipas vendimit të zbardhur së fundmi, Proda është liruar nga detyra, për të cilën Nano thekson se kemi të bëjmë me një dorëheqje dhe jo me një shkarkim.
Sipas tij, mund të ketë ngjarje që bëjnë përgjegjës drejtorin e policisë për largimin nga detyra.
Gledis Nano: Procedura kërkon një propozim nga ministri i Brendshëm, relacion për arsyen se ligji ka vetëm një pikë. Lirimi është dorëheqje. Po ju thoja këto momente të cilat që nuk i kam bërë publike, nuk dua. Jo në këtë moment. Vendimi im është vendim shkarkimi.
Mund të ketë ngjarje që realisht bëjnë përgjegjës drejtorin e përgjithshëm për largimin nga detyra.


