Shpresa Breçani, mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se kjo e fundit ka qenë Administratore e kompanisë se Elisaveta Treska, Drejtoreshës së sapo emëruar të Spitalit Shefqet Ndroqi.
Nje reagimin per mediat, Shpresa Breçani thekson se lajmet jane dashakeqe, ndërkohë qe ajo ka qenë administratore e përkohshme ne “Royal Hill” në Vorë.
Sipas saj, ajo ka patur si qëllim ne këtë emërim që të përfundojë procesin e falimentimit.
“Lidhur me shkrimet e rreme që kanë qarkulluar mbi bashkëortakërinë time dhe rolin tim si administrator në shoqërinë “ROYAL HILL” sh.p.k., sqaroj se unë nuk kam qenë kurrë ortake e shoqërisë “ROYAL HILL” sh.p.k., as administratore e emëruar nga pronarët e kësaj shoqërie.
Unë jam emëruar në këtë shoqëri administrator i përkohshëm i falimentimit nga gjykata, në kuadër të një proçedure falimentimi. Administratori i falimentimit i përgjigjet vetëm gjykatës dhe ka për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë së debitorit.
Kompetencat e administratorit të falimentimit janë të kufizuara në mbikëqyrjen e shoqërisë dhe nuk përkojnë me kompetencat e administratorit të emëruar nga ortakët, sipas ligjit “Për Shoqëritë Tregtare””- thuhet në reagimin për mediat të Shpresa Breçanit.



