Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka publikuar pamje nga Lezha e përmbytur për shkak të motit të keq.
Ai theksoi se banorët e përmbytur në disa zona të Lezhës është e vështirë. Ligjvënësi demokrat i bëri thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve.
“Situata me të cilën po përballen banorët e përmbytur në zona të Lezhës mbetet e vështirë.
I ribëj thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve. Është e pajustifikueshme çdo vonesë dhe çdo tentativë për të minimizuar hallin dhe dëmin e mijëra të përmbyturve”, shkruan Gjekmarkaj.


