Një 41-vjeçar ka ngritur alarmin në polici pas largimit të bashkëshortes së tij së bashku me dy fëmijët e mitur. Ngjarja është denoncuar ditën e djeshme dhe ka vënë në lëvizje strukturat policore për gjetjen e tyre.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi S. T., 41 vjeç, ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, K. T., 25 vjeçe, është larguar nga banesa pa dhënë asnjë njoftim, duke marrë me vete edhe dy fëmijët e tyre.
“Më datë 06.06.2025, shtetasi S. T., 41 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete dhe dy fëmijët e tyre. Punohet për gjetjen e tyre”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë.
Aktualisht, mësohet se shërbimet e rendit janë në kërkim të nënës së re dhe dy fëmijëve, ndërsa po verifikohen rrethanat dhe motivet e mundshme të largimit nga banesa.