Lojtari i Kombëtares së Danimarkës, Rasmus Hojlund ka pësuar një lëndim në muskuj dhe pritet të mungojë 2-3 javë.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit nga Manchesteri.
Kjo padyshim është një humbje e madhe për Manchester Unitedin dhe trajnerin Erik Ten Hag, ku ishte duke kaluar në një formë të mirë me “Djajtë e Kuq”.
Hojlund ka shënuar 7 gola në 7 ndeshjet e fundit.