Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Labinot Tahiri, ka thënë se ende nuk ka kontaktuar me kryetarin e AKR’së, Behgjet Pacollin, që prej se është larguar nga ai subjekt.
“Nuk kemi kontaktuar. Nuk jemi takuar akoma prej që dola prej AKR’së”, ka thënë Tahiri në emisionin DPT të Fidani në T7.
“Besoj që kemi raporte të mira. Është njerri i sinqertë dhe njerri i mirë. Vetëm që nuk ka pasur kontroll mi AKR’në jam larguar”
Tutje Tahiri ka treguar se a do të kthehet ndonjëherë në AKR.
“Nuk do të kthehem. Nuk e di, në politikë ndodhë gjithçka e pamë rastin e Donika Kadaj që u kthye në AAK. Por besoj që nuk do të kthehem”, shtoi ai./Express/




