Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.
Era e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.