Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka pranuar një telefonatë nga kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, i cili e ka uruar për postin e ri.
Kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Şentop, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe parlamenteve, për takimet e radhës dhe për shkëmbimin e ideve e iniciativave që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës institucionale dhe ndikimit përmbajtjesor të jetës së qytetarëve.
Kurti gjatë ditës ka marrë urime të shumta nga shtetet mike të Kosovës me pranimin e postit të ri.
Lajmin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.