Hamdi Nuhiju
Historinë e Can Seferit e keni dëgjue të gjithë. Pleqnar, burrë që i ka hije vendi e kuvendi. Cani ka pleqnue me qindra e mijëra raste në Kosovë e shqiptari. Historinë e tij ma ka treguar një familjar i jemi – dhjetë vite më i ri se unë.
Cani kishte pas pleqnue shumë raste në rrethinën e Prizrenit, e prizrenalitë ishin ndjerë të prekur nga ky realitet. Pse prej Seferi po vjen një burrë me na pleqnue problemet që i kemi. Prizrenalitë e kanë pyet Canin qysh po kije sukses me pleqnue në Prizren, qysh po ndikon tek njerëzit?
Cani i përgjigjet njëjtë qysh janë përgjigj burrat dikur moti. Para se me pleqnue te ju në Prizren, kish pas thënë Cani, muje më respektojnë fëmija, pastaj gruaja, katundi e rrethi. Nuk kam ardhur direkt në Prizren për të ju pleqnue rastet. Kur nuk të shkon fjala te gruaja, fëmijët, katundi e rrethi, mos prit met shkue fjala jashtë.
Historinë e Can Seferit duhet ta mësojmë të gjithë në kohë të turbullta e të qeta. E sidomos politikanët e rinj që dëshirojnë të ngriten në karrierë.
Tre vllazni shqiptarë dikur moti ishin habitur me vëllain e vogël se pse asnjëherë nuk e ka rrahur gruan. Edhe këtë histori e kam dëgjuar nga një familjar i jemi-dhjetë vite më i ri se unë.
– Vëllai i madh thotë se atij asnjëherë nuk i shpëton dita pa e rrah njëherë gruan. Njashtu edhe i dyti. I treti thotë se unë asnjëherë nuk e rrah.
– Pse, e pyesin? Sepse asnjëherë nuk e bjen punën me rrah.
– E bëjmë një provë, ia brofin dy vëllezërit. Të shohim se nuk ka mundësi gruaja asnjëherë mos me ta sjell punën për mos me rrah.
– Në rregull, përgjigjet vëllai i vogël.
– Verës dalin në pyll dhe e ndezin një zjarr të madh. Nga zjarri i madh fillojnë t`i dalin djersët tre vëllezërve.
– Gruaja e vëllait të madh fillon ta ofendon burrin e saj- o i cmendur, verës ke ndezur zjarr. – Gruaja e vëllait të mesëm me të njëjtën gjuhë.
– Kur jemi tek zjarri i vëllait të vogël. Gruaja pa bërë zë, shkon në një qoshe të pyllit dhe fillon të mbledh drunj. Pa bërë zë ia afron burrit dhe i ndihmon për ta rritur volumin e zjarrit.
– Vëllezërit ngelin të habitur dhe në habi e pyesin gruan e vëllait të vogël: A nuk je duke e parë se është verë, si e dëgjon burrin tënd për të ndezur zjarr?
– Gruaja ia kthen: Ckado që bën burri im ka ndonjë arsye dhe ka të drejtë. Ai meriton gjithckah.
Nëse gruaja dhe fëmijët të bëjnë të ndjehesh ministër, ministër do të jesh! Por, politikanët e rinj të sodit, para se të merren me politikë duhet që të dinë saktë të përgjigjen në pyetjen se kur trashet kurbani?!
Kurbani nuk trashet në ditën e Arifes, ka thënë populli. Dhe populli gjithmonë ka të drejtë.