Në Kodrën e Diellit në Tetovë, instruktorë të specializuar ofrojnë kurse për fëmijët që dëshirojnë të mësojnë të skijojnë. Instruktori Vojçe Stankovski tregon se cila është mosha ideale për të nisur mësimin e skijimit.
”Mosha idelae që fëmijët të mësojnë skijimin është 6 vjeç meqe fëmijët në këtë moshë shkojnë në shkollë dhe dijnë të dëgjojnë”, thotë Stankovski
Procesi i mësimit të skijimit është individual dhe varët nga ritmi i secilit fëmijë. Instruktori sqaron se fëmijët e kësaj moshe zakonisht arrijnë të zotërojnë teknikat bazë brenda një periudhe prej 5 deri në 7 ditë.
Kodra e Diellit ofron kushte ideale për fëmijët që dëshirojnë të eksplorojnë botën e skijimit, ndërsa instruktori Stakovski tha se cmimi tek ata është 9000 denar për 7 ditë. Prindërit mund të jenë të sigurt për fëmijët e tyre pasi që pistat për fillestarët janë të rrethuara me rrjetë. Ndryshe specialistët e këtij sporti thonë se skijimi jo vetëm që zhvillon aftësitë fizike, por edhe ndihmon fëmijët të fitojnë vetëbesim dhe disiplinë.