Policia e Shtetit ka arrestuar një mjek në Tiranë, pasi ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital.
Sipas policisë, mjeku me iniciale J.H., 53-vjeç, ka goditur kryeinfermieren me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor për një pacient.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, njofton policia.


