Policia e Shtetit ka arrestuar mjekun Julian Habibaj në Tiranë, pasi ka goditur kryeinfermieren në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Mjeku Julian Habibaj, 53-vjeç është kallëzuar nga kryeinfermierja, se pasi i ka kërkuar atij që të merrte dhe të plotësonte protokollin që duhet të ndiqte për një paciente, mjeku e ka kundërshtuar, e ka ofenduar dhe kapur për fyti me duar duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme.
Burimet bëjnë me dije se ndaj mjekut kishte 11 ecuri disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit, ndërsa kjo është hera e parë që është kallëzuar në polici.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, njofton policia.


