Akuzohej për kultivimin e një parcele me drogë në pyjet e Vaut të Dejës, kapet në arrati i mituri i shpallur në kërkim.
Policia e Shkodrës bëri me dije ditën e sotme (17 shtator) se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan 17-vjeçarin e kërkuar.
Ndaj tij Gjykata e Shkodrës ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.
“Ai dyshohet si bashkautor i kultivimit të 180 bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Mnelë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin qershor”, sqaroi policia vendore.