Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi shpalljen e vendimit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas saj, gjyqtarët dhe personeli nuk dolën nga gjykata për asnjë moment, përveç dy shkëputjeve të shkurtra për kafe dhe drekë, dhe pa përdorur telefonin për të shmangur çdo kontakt me jashtë.
Lala: Gjyqtarët nuk janë para të dalin në asnjë moment. Aty nuk ka vetëm gjykatës ka dhe personel. U shkëputën vetëm dy herë një herë për kafe dhe një herë për drekë, pa telefon. Në mënyrë që të mos kishin asnjë kontakt me pjesën jashtë. Kryetarja na thirri një grup gazetarësh na komunikoi vendimin dhe na tha se ju e keni kritikuar GJK për mos shpallej e një date dhe ore për vendimin. E lexoi gjithë vendimin nga a-ja te b-ja.
Pa bërë shpjegim. Na u lejua telefoni vetëm për mesazhe jo për të filmuar. Kur na komunikua vendimi, rreth orës 23:00 u larguan. Pati shumë interes nga të gjitha palët. Është nga ato vendime me interes të jashtëzakonshëm.


