Një rast tronditës ka ndodhur në fshatin Sheqishte të Patosit, ku babai, Zamir Meta, është arrestuar nën dyshimin e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, 12 vjeçe.
Burimet policore bëjnë me dije se vajza ka arritur të largohet nga banesa dhe ka kërkuar ndihmë te një fqinj, duke denoncuar ngjarjen e rëndë. Pas denoncimit, policia nisi hetimet dhe më pas arrestoi babain, i cili akuzohet për përdhunim dhe abuzim seksual.
E mitura është dërguar në një qendër rehabilitimi, ku po merr trajtim mjekësor dhe psikologjik, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rrëfimi i nënës
Sipas nënës, vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por thotë se nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, dhe nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.
“Jam nënë e 7 fëmijë 5 djem 2 vajza. Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe.
Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa.
Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë.
Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg, Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”, tha ajo.
Denoncimi i vajzës
Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura, pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve.
12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj. Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani , por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.
Babai pranon abuzimin
Ndërkohë, babai i saj, 36- vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij , por ka ndodhur vetëm një herë. Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese “Lilium”