Kryeministri Edi Rama duke komentuar arrestimin e Erion Veliajt, është shprehur se procesi ndaj tij është i çudishëm.
Rama tha se gjykatësi ka firmosur që t’ia heqë kokën nga shpatullat Bashkisë së Tiranës
Rama: Rastin e Erjonit unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, Por ajo që më ka shqetësuar dhe më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën pafajësisht në situatë të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës.
Ne nuk do të ngutemi, do të krijojmë një opinion për akt akuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq.
Mesa kuptoj këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh anonime, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqe ku autorë të veshur me pushtetin e drejtësisë, kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije ta dënojnë me arrest shtëpie.