Kryeministrja finlandeze Sanna Marin po ballafaqohet me telashe tani pasi i rrjedhën video ku përdridhej e vallëzonte me miq të saj në ahengje, transmeton Gazeta Metro.
Marin po i kërkohet të kryej testin e drogës pasi dolën videot e saj derisa po argëtohej egër me miq të saj të njohur.
Marin që në moshën 36 vjeç është një prej krerëve më të reja të shtetit në botë, mbrojti sjelljen e saj në klipet virale tashmë dhe mohoi me ngulm se ka përdorë narkotikë ilegal.
Kjo nuk është hera e pare që kryeministrja finlandeze është detyruar të përgjigjet për sjelljet e saja të papërgjegjshme. Në dhjetor të 2021’s kishte lënë telefonin dhe kishte dale në klub për të vallëzuar e argëtuar. Poashtu ishte infektuar me koronavirus dhe kishte shkelur rregullat e izolimit të qeverisë së saj./gazetametro.net