Udhëheqësi i partisë kryesore opozitare izraelite, Yair Lapid, akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverinë e tij se janë “të paaftë për të qeverisur vendin”, transmeton Anadolu.
Ish-kryeministri izraelit Lapid, lideri i partisë “Ka një të ardhme”, kritikoi qeverinë në një postim në llogarinë e tij në X për kthimin e palestinezëve në pjesën veriore të Rripit të Gazës përpara se të gjithë kolonët izraelitë rreth Gazës të ktheheshin në kolonitë e tyre.
“Kjo është një provë zemërthyese se kjo qeveri është e paaftë për të qeverisur vendin”, shkroi Lapid në postimin e tij.
Kur ushtria izraelite nisi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, ajo urdhëroi evakuimin e dhjetëra mijëra izraelitëve që jetonin në shumë vendbanime ilegale të vogla përreth Rripit të Gazës.
Që atëherë, izraelitët kanë qëndruar në hotele dhe bujtina me shpenzimet e qeverisë izraelite.