“Krimi shqiptar ka fituar terren dhe kjo u pa qartë nga dosjet e SKY ECC ”, kështu është shprehur kryeprokurorja belge, Ann Fransen në një intervistë për “DeMorge” ku foli ndër të tjera edhe për krimin në Shqipëri.
Kryeprokurorja tha se po bashkëpunohet ngushtë me drejtësinë shqiptare për sekuestrimin e përfitimeve nga aktivitetet kriminale.
“Së bashku me drejtësinë shqiptare, ne po hartojmë një kuadër për sekuestrimin e përfitimeve nga aktivitetet kriminale. Ne duam të arrijmë këtë edhe në Emirate. Ne duhet jo vetëm të sigurojmë që ata të dorëzojnë pasuritë me vlerë të lartë, por edhe që ne të mund të rikuperojmë asetet e tyre të paligjshme”, tha Fransen.
Më tej ajo tha se grupet kriminale shqiptare po shfrytëzojnë teknologji të avancuar për të ndihmuar trafikun e drogës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.