Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur Fierin. Policia ka arrestuar 26-vjeçaren Emanilda Rama, e cila ka mbytur me tel babain e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën e tyre në fshatin Frashër.
Fillimisht, vajza e kallëzoi ngjarjen në polici si “aksidentale”, por hetimet zbuluan se bëhej fjalë për vrasje të qëllimshme, për motive të dobëta. Ajo kishte përdorur një mjet strangulues për ta vrarë të atin dhe më pas kishte njoftuar policinë, duke tentuar të fshihte të vërtetën.
Jo vetëm kaq – nëna e saj, 53-vjeçarja V. R., dyshohet se ka bashkëpunuar në pastrimin e trupit për të inskenuar ngjarjen si aksident. Eshte shoqëruar në polici dhe po hetohet për pengim të drejtësisë.
Policia e Fierit e quajti hetimin e shpejtë dhe të koordinuar me Prokurorinë si operacioni “Inskenimi”, që çoi në zbardhjen e menjëhershme të së vërtetës.
Hetimet po vijojnë për të përcaktuar rolin e saktë të nënës dhe për të zbardhur plotësisht motivet pas këtij akti ekstrem.