Një laborator me fidanishte e pajisur plotësisht për kultivimin hidroponik të fidanëve të kanabisit u lokalizua, në Agioi Anargyroi, nga punonjës policie të Nëndrejtorit të Sigurisë të Greqisë. Në të njëjtën kohë, një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar për shkelje të ligjit për substancat e varësisë.
Sipas Policisë Helenike, në kuadër të hetimit të informacionit për kultivimin e fidanëve të kërpit në ambiente të mbyllura, është ushtruar kontroll në një shtëpi në zonën e Shën Anargjiroit, ku ndodhej laboratori me fidanishte.
Janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 106 fidanë kanabis hidroponik, 30 kilogramë kanabis, disa monedha në euro dhe pajisje të plota të laboratorit të kultivimit të kanabisit.
I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë Publike të Athinës, ndërsa hetimet policore vijojnë.



