Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, është takuar sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović.
Siç bëm me dije Prokuroria e Posaçme, në fokus të bisedimeve ishte tema e bashkëpunimit mes dy vendeve për kapjen e personave që merren me trafik droge.
“Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novović. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet“, njofton SPAK.