Kreu i SPAK, Altin Dumani priti sot në një takim zyrtar homologun e tij nga Serbia, Drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar, Mladen Nenadić.
Takimi, i zhvilluar në ambientet e SPAK në Tiranë, kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.
Të dy drejtuesit theksuan rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës profesionale si element kyç për rritjen e efektivitetit në ndjekjen penale dhe forcimin e sigurisë rajonale.
Takimi u zhvillua me mbështetjen e Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor pranë Eurojust, dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Serbisë.
Postimi:
Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani priti sot në një takim zyrtar Drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, z. Mladen Nenadić.