Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova konfirmoi 162 raste të reja me COVID-19, ndërsa 10 persona kanë humbur betejën me virusin. Autoritet e Shëndetësisë në vendin fqinj, gjithashtu bëjnë me dije se janë shëruar 220 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 571.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.
Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46 452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 viktima.