Rreth 120 punonjës të shëndetësisë në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi u bë me dije nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, Blerim Syla. Ky i fundit u shpreh se ky numër i të infektuarve është shumë shqetësues.
Ai po ashtu ka thënë se një numër i madh i punëtorëve të këtij sektori, janë në vetizolim.
“Rreth 500 punëtorë shëndetësorë, pas kontakteve që kanë pasur janë në izolim”, ka thënë Syla.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me këto shifra.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1,833 raste. Prej tyre, 968 janë shëruar, ndërsa 34 pacientë kanë humbur betejën.