Mbi 150 punonjës policie në Kosovës janë infektuar me koronavirus. Në një njoftim për media të Policisë së Kosovës thuhet se, që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, më 13 mars, 154 zyrtarë policorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Prej tyre, 77 policë janë shëruar, 76 vazhdojnë të jenë pozitivë, ndërsa polici Ilir Gjokaj ka humbur jetën të enjten, thuhet në njoftimin e policisë.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 5,369 raste pozitive me koronavirus, prej tyre, 118 kanë vdekur dhe 2,545 janë shëruar.