Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot (e premte) seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias të Spanjës.
Dardanët do të përballet me Islandën në Murcia, në ndeshjen përcaktuese të ‘play-off’-it për Ligën B, që zhvillohet më 23 mars.
Në këtë seancë stërvitore kanë marrë pjesë futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka kryer programin e rikuperimit në hotel.
Dardanët do të udhëtojnë drejt Spanjës gjatë pasdites së sotme, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe ekipi i tij po vijojnë përgatitjet me synimin për të treguar një paraqitje tjetër dinjitoze, me synim të arritjes së objektivit për ngjitje në nivel tjetër në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e së dielës që do të zhvillohet në ‘Estadio Enrique Roca’ është paraparë të fillojë nga ora 18:00.