Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur të martën se platforma e Kosova, ku mund të bëhen terminet për vaksinim kundër koronavirusit, mundëson tani që një person të caktojë termine edhe për dhjetë persona të tjerë. Ministria po ashtu tha se ka shtuar terminet e reja për vaksinim, por nuk dha më shumë detaje.
Kosova ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Ministria e Shëndetësisë tha për Radion Evropa e Lirë se deri më 6 shtator, 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht. Dozën e parë e kanë marrë 35 për qind e qytetarëve.
Kosova, javëve të fundit, është duke u përballur me një valë të rëndë të infeksioneve. Në shtatë ditët e fundit janë konfirmuar 181 viktima nga koronavirusi dhe 8,901 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat kundër koronaviurusit, përfshirë: bartjen e maskës, higjienën dhe ruajtjen e distancës.