Qeveria e Kosovës ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të shmangur lëvizjen masive të qytetarëve, në mënyrë që të mos rrezikohet përhapja e koronavirusit.
Qytetarët kosovarë janë ndarë në 8 kategori, dhe do të mund të lëvizin nga ora 07:00 e mëngjesit dhe deri në 22:30 të darkës.
Orari i lëvizjes së tyre përcaktohet nga numri i parafundit në letërnjoftimin e tyre.
Këtë mënyrë të re të qarkullimit e ka bërë të ditur Ministri kosovar i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë shtypi.
“Qytetarët tani do të lëvizin nga ora 7:00 deri në ora 22:30 ku janë të ndarë në 8 kategori. Nga një orë e gjysmë do t’i takojë secilës kategori. Për shembull nga ora 7:00 deri në ora 08: 30 do të lëvizin qytetarët që kanë numrin e parafundit [nga 0 deri në 1] të numrit personal”.
Nga ora 08:30 deri në ora 09:00 do të bëhet dezinfektimi i hapësirave ku kanë qarkulluar ky grup i qytetarëve e kështu me radhë do të vazhdohet deri në ora 22:30”, tha Vitia.