Duke nisur nga 22 qershori, Kosova do të hapë kufijtë tokësorë.
Ka qenë ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj, i cili ka dhënë lajmin pas mbledhjes së qeverisë.
“Ky vendim hyn në fuqi më 22 të këtij muaji, duke pasur parasysh që përgatitjet janë më intensive. Edhe sot, manuali do t’iu shpërndahet të gjitha institucioneve. Manuali është i gatshëm dhe do të mbikëqyret rreptësisht, t’iu ofrojmë qytetarëve, sidomos atyre që i frekuentojnë këto pika lëvizje të lirë.”
Pikat kufitare që do hapen prej 22 qershorit janë pikat kufitare Qafë-Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë.