Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar në lidhje me aksionin e ndërmarrë për kontrollin e produkteve ushqimore që tregtohen pa faturë tatimore, veçanërisht bulmeti dhe mishi, duke theksuar se kjo nismë nuk është e drejtuar kundër fermerëve, por synon formalizimin, mbështetjen dhe forcimin e sektorit bujqësor.
“Fermerët nuk janë fajtorë. Ata janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm në ndërtimin e një ekonomie të ndershme dhe të sigurt. Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë një sistem ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër, e kontrollueshme dhe në shërbim të qytetarit,” thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, kontrollet synojnë të garantojnë sigurinë ushqimore për konsumatorët dhe të krijojnë një treg të drejtë dhe transparent për të gjithë aktorët e përfshirë.
Ministria ka listuar edhe tre arsyet kryesore pse bashkëpunimi i fermerëve dhe operatorëve të tregut është kyç për suksesin e kësaj nisme:
- Gjurmueshmëria e produkteve – për të ditur origjinën, përpunimin dhe tregtimin e çdo produkti.
- Siguria ushqimore – për të rritur besimin e konsumatorëve në produktet që konsumojnë.
- Transparenca dhe mbështetja – fermerët e regjistruar kanë akses më të lehtë në subvencione, kredi, programe zhvillimi dhe mundësi për të eksportuar në tregje ndërkombëtare.
Reagimi
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor.
MBZHR në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, sqaron se ka për qëllim formalizimin e sektorit dhe garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët.
Fermerët nuk janë fajtorë. Ata janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm në ndërtimin e një ekonomie të ndershme dhe të sigurtë.
Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë një sistem ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër, e kontrollueshme dhe në shërbim të qytetarit.
Pse është i rëndësishëm bashkepunimi në këtë nismë?
• Gjurmueshmëria e produkteve – të dimë ku është prodhuar, si është përpunuar dhe kush e ka tregtuar një produkt.
• Siguria ushqimore – për të pasur më shumë besim në atë që vendosim në tryezë.
• Transparencë dhe mbështetje – fermerët që janë të regjistruar dhe të formalizuar kanë akses më të lehtë në subvencione, kredi, programe zhvillimi dhe mundësi për të eksportuar.
Ftojmë të gjithë aktorët e zinxhirit agroushqimor të bashkëpunojnë për të ndërtuar një sektor të qëndrueshëm, të kontrollueshëm dhe të sigurtë për konsumatorin shqiptar dhe për eksportet shqiptare, që tashmë janë prezente në mbi 80 tregje elitare ndërkombëtare.