Policia e Shteti ka reaguar në një njoftim zyrtar pas kontrolleve të realizuara nga struktugrat e Posaçme anti-korrupsion në kampin e Muxhahedinëve në Durrës.
Në njoftim thuhet se ky kontroll ka ardhur në zbatim të urdhrit të GJKKO-s dhe Prokurorisë, edhe pse nuk zbardhet ende arsyeja e këtij vendimi.
Më tej në deklaratë theksohet se kontrollet vazhdojnë, duke ndjekur proceduarat e rregullta ligjore.
Më herë burime për Faxnews bënë me dije se SPAK-u po ekzekutonte urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.
Po të njëjtat burim bënë me dije se urdhëri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalinin e sulmeve kibernetike.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.
Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.
Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.
Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.