Një pjesë e dëshmisë të dhënë nga ish-deputeti Alqi Bllako përpara prokurorëve të SPAK këtë të enjte, në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve ka dalë në dritë.
Mwsohet se Bllako ka mohuar te gjitha akuzat që janë ngritur nga organi i akuzës.
Ish-deputeti socialist e ka përqendruar narrativen e tij mbi procedurat e ndjekura, ku thekson se në asnjërën prej tyre nuk është shkelur ligji.
Mësohet gjithashtu se Bllako ka folur edhe ne lidhje me kontratën e punësimit të të atit, ku deklaroi se ajo nuk është firmosur nga Klodian Zoto.
Sipas tij i ati e ka prishur kontratën e punës në momentin që është firmosur aktmarrëveshja për inceneratorin e Fierit.




