Vatra e parë e murtajës është konfirmuar në qarkun e Korçës.
Rastet janë identifikuar në një fermë në fshatin Shuec të bashkisë Devoll, ku aktualisht ndodhen përfaqësues të shërbimit veterinar, të cilët po kryejnë procedurat për izolimin dhe menaxhimin e situatës.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit dhe për të marrë masa që sëmundja të mos përhapet në zona të tjera.