Qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e marrjes përsipër të borxheve të kompanisë “Air Albania” pas vështirësive financiare dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj.
Air-Albania1Media e njohur ndërkombëtare “AeroTelegraph”, me bazë në Zvicër e raporton këtë, duke bërë me dije se bëhet fjalë për 100 milionë euro detyrime të papaguara nga kompania, përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin, shërbimin e ushqimit etj.
Sipas medias, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka marrë përsipër të paguajë rreth 35 milionë euro për të shmangur procedurat ligjore.
“Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar. Kjo rrjedh nga detyrime të papaguara prej afërsisht 100 milionë eurosh, duke përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit, sipas raportimeve të mediave lokale.
Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë.
Shlyerja ndaj shtetit është planifikuar për një afat të gjatë. Air Albania ndërpreu operacionet afërsisht shtatë muaj më parë, pasi autoriteti i aviacionit pezulloi licencën e saj. Kompania ajrore është aktualisht në likuidim.”, thuhet në artikullin e medias së huaj.


