Kolegji Zgjedhor ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga Andia Ulliri për mandatin e deputetes në qarkun e Durrësit, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Në vendim theksohet se gjykimi i çështjes pushohet, për shkak të mungesës së legjitimitetit të paditëses.
“Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankimim”, nënvizon Kolegji.
Kësisoj, mandati që Ulliri pretendonte mbi bazën e kuotës gjinore, i shkon përfundimisht kandidatit Arjan Ndoji.