Al-Ahli ka rritur ofertën e tyre për kontratë për sulmuesin e Manchester City, Riyad Mahrez.
Klubi arab prej disa javësh është në bisedime me anësorin algjerian që ta bind që të kalojë në radhët e tyre.
Dhe Arriyadiyah raporton se ata tani kanë paraqitur një ofertë të re kontrate për Mahrez me vlerë 100 milionë euro për dy vjet.
Al-Ahli tani është në bisedime me Cityn për një marrëveshje me vlerë 35 milionë euro për sulmuesin.
Mahrez është i prirur të shohë që kjo lëvizje të ndodhë dhe është duke pritur që t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Manchester City pritet që po ashtu të pajtohet me dëshirën e lojtarit, ndërsa kërkon mbi 50 milionë euro.