Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar sot takimin e parë pas marrjes së detyrës me trupën e prokurorëve të posaçëm.
“Dosjet e mbartura të vlerësohen me prioritet dhe brenda një kohë të arsyeshme të ketë një vendimmarrja lidhur me ta”, kjo është porosia që i ka dhënë ai kolegëve të tij gjatë takimit.
Gjatë mbledhjes së zhvilluara këtë të enjte, Braho prezantoi edhe shefat e rinj të sektorëve. Vladimir Mara u emërua drejtues i sektorit për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejko për hetimin e korrupsionit si dhe Altin Dumani, shef sektori për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.
Kryeprokurori i SPAK i ka kërkuar trupës së prokurorëve intensifikim të hetimit të dosjeve të korrupsionit apo ato që lidhen me pastrimin e parave.


