Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar pas ndryshimit në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke përgëzuar për punën kryeprokurorin në largim, Altin Dumani, si dhe duke uruar drejtuesin e sapozgjedhur të SPAK-ut, Klodian Braho.
Në deklaratën e saj, Ambasada vlerëson kontributin e Dumanit duke theksuar se integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë.
Më tej, Ambasada thekson se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Brahon.
“Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, thekson SHBA.
Ambasada e ShBA në Tiranë:
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.
Si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e SPAK?
-Kryetar Mirela P. BOGDANI -Klodian Braho
-Zv. Kryetar Erind GËRMENJI -Klodian Braho
-Anëtar Erind MERKURI -Adnan Xholi
-Anëtar Erion FEJZULLA -Elvin Gokaj
-Anëtar Vatë STAKA -Adnan Xholi
-Anëtar Moisi DUDA -Klodian Braho
-Anëtar Olger EMINAJ -Klodian Braho
-Anëtar Ledina RIZA -Klodian Braho
-Anëtar Arta MANDRO -Klodian braho
-Anëtar Sokol STOJANI -Adnan Xholi
-Anëtar Zeqir HODA -Klodian Braho


